Ekspertët britanikë kanë paralajmëruar për një verë pa maska në vendin e tyre. Këshilltarët e Boris Johnson shohin kthim në normalitet pas progresit të madh që është bërë me procesin e vaksinimit.
Tashmë, të dhënat janë shumë inkurajuese dhe lëvizëse sipas vlerësimeve, ndërsa vaksinat konsiderohet se po vënë nën kontroll pandeminë. Shkencëtarët nuk presin që bllokimi të zgjatet përtej 21 qershorit, kur skadojnë masat aktuale.
Sipas një raporti nga Shërbimi Britanik i Statistikave, vetëm një në 620 njerëz në Angli ishin infektuar me virusin javën e kaluar, kur dyqanet, pub-et dhe parukierët u rihapën. g.v/abcnews.al