Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shembja e rrugës në Librazhd/ Rama ndan pamje nga Portugalia: Mirë opozita portugeze është në gjumë, por s’po e denoncojnë as këta tanët në SPAK

schedule18:19 - 25 Shkurt, 2026

schedule 18:19 - 25 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën në lidhje me situatën e krijuar pas bllokimit të rrugës nga shembjet në Librazhd.

Nëpërmjet një reagimi në platformë X kryeministri nga ndarë pamje nga situata të ngjashmet me shembjen e rrugës në Portugali, ndërsa ironizon opozitën shqiptare, duke thënë se ‘çudi e madhe që kanë ndodhur të njëjtat fenomene por opozita portugeze është në gjumë’.

Reagimi i plotë:



Çudi e madhe, në Portugali ka ndodhur kjo nga të njëjtat fenomene, po s’po e marr vesh se mirë opozita portugeze është në gjumë, mirë edhe ato pak tenxhere mediatike të Portugalisë janë me temperaturë të ulët e s’ka vend për gjithë këtë rrugë të re, po si ka mundësi që opozitat e këtushme nuk e kanë denoncuar akoma në SPAK këtë vepër të korrupsionit dhe si është e mundur që 700 tenxheret e flakta të mexhelisit tonë mediatik, nuk kanë thirrur gjithollogët e tyre që të jashtënxjerrin faktet e tmerrshme që fshihen nën asfaltin e këtij korrupsioni qeveritar, ku padyshim është dora e narkoshtetit shqiptar!

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!