Resorti në Kepin e Rodonit i ndërtuar pa leje, nga kreu i IMT Durrës, u shemb një ditë më parë me tritol.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, duke iu përgjigjur zërave kritikë për ndërhyrjet dhe shembjet e paligjshme në zonën e Thethit që shkaktuan shumë reagime.
Rama rithekson se për të gjitha ata që thonë se “pse ndërhyrjet u bënë në Theth dhe jo në jug”, për abuzuesit nuk do të ketë tolerime as në veri as në jug dhe as në Shqipërinë e Mesme.
“Ca zëra në nisje të kësaj kthese të re thoshin “po pse Thethi e jo Jugu, po pse ashtu e jo kështu”, ndërkohë puna për mbrojtjen e vendit nga abuzuesit vazhdon në Veri, Jug dhe Shqipërinë e Mesme, ku konkretisht në Durrës është vendosur rendi ligjor mbi një territor të marrë peng nga një abuzues, i cili është ndaluar nga Policia e Shtetit e i është dorëzuar drejtësisë edhe si ish-drejtues i inspektorëve të Durrësit. Kepi i Rodonit”, shkruan Rama në statusin e tij.

