Shembja e ndërtesave në Velipojë, Bashkia e Shkodrës “çon” në Prokurori, IKMT

schedule12:49 - 18 Qershor, 2020

schedule 12:49 - 18 Qershor, 2020

Pas shembjes së ndërtesave në Velipojë, Bashkia e Shkodrës ka depozituar këtë të enjte kallëzim penal në Prokurorinë e Shkodrës ndaj IKMT dhe drejtorisë vendore të policisë Shkodër.

Në Kallëzimin Penal, bashkia akuzon IKMT dhe policinë për shpërdorim detyre.

Kallëzimi është i firmosur nga kryebashkiakja Voltana Ademi.

“Bashkia Shkodër me cilësinë e kallëzuesit, vlerëson se Inspektoriatit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Drejtoria Vendore e Policisë së Shtetit nuk kanë vepruar drejt dhe ligjërisht, por kanë «shpërdoruar detyrën» që i ngarkon ligji në aksionin e organizuar për prishjen e 24 objekteve «beach-bare», në datën 10.06.2020 dhe 11.06.2020, në bregdetin e Plazhit të Velipojës, Njësia Administrative Velipojë” thuhet në padi./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!