Shembja e disa bizneseve të vogla e banesave në Durrës, banorët në protestë: S’kemi asnjë njoftim

schedule11:52 - 4 Maj, 2021

schedule 11:52 - 4 Maj, 2021

Në zonën e ish-Kënetës, në Durrës banorët kanë protestuar për shembjen e banesave dhe bizneseve të tyre.

Në këtë zonë prej disa vitesh ka filluar një investim për projektin që ka qëllim ndërtimin e një rruge.

Gazetari i ABC Leonidha Musai, tha se banorët e kanë mësuar shembjen e ndërtesave ditën kur edhe kanë filluar punimet për shembjen e objekteve.

Ata janë shprehur se lidhur me këtë projekt nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar dhe nuk dinë si do të zhvillohet ndërtimi i rrugës dhe se në këtë mënyrë nuk dihet fati i objekteve të tyre.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!