Shembja e banesave te “5 Maj”, nënkryetarja e Bashkisë shpjegon skemën: Kush do përfitojë, aktmarrëveshje me 58 familje

schedule20:07 - 19 Janar, 2022

schedule 20:07 - 19 Janar, 2022

Disa dhjetëra banorë të “5 Majit” u gjendën sot befas të pastrehë në mes të janarit, edhe pse shtëpitë i kanë ndërtuar para shumë vitesh dhe shumica prej tyre janë të legalizuara. Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit shembi në orët e para të mëngjesit vijoi shembjet ndërsa policia largoi banorët me forcë nga ndërtesat, ku jetonin prej vitesh. Banorët pohuan se bashkia po vepron me dhunë dhe në mungesë të plotë transparence, për të ndërtuar pallate shumëkatëshe. Nga ana tjetër bashkia deklaroi se këtë program zhvillimi po e kundërshton një pakicë banorësh, ndërsa pjesa dërrmuese kanë nënshkruar marrëveshjet me pushtetin vendor.

E ftuar sot në “Radarin Informativ” në ABC, ishte në kryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti, e cila shpjegoi se janë 58 familje që kanë nënshkruar marrëveshje me bashkinë dhe janë dakord me procesin e projektit. Ndërkohë sipas Rusetit, 44 familje përfitojnë bonus qiraje.

“Janë 58 familje që kanë firmosur aktmarrëveshjen. 44 përfitojnë bonus qiraje” u shpreh Ruseti.

Duke shpjeguar procesin e shpronësimit, Ruseti theksoi se shumë prej banorëve u është lënë mundësia që të mund të jetojnë edhe në banesa të dyta në Tiranë, nëse kanë pa u prekur nga skema e shpronësimit. Sipas Rusetit pjesa që do përfitojë bonusin e qiras deri në ndërtimin e banesave të reja do mund të marrin edhe shpronësimet. Sipas nën kryetares së bashkisë së Tiranës, bonusi i qirasë do të jetë nga 18 mijë në 27 mijë lekë, në varësi të anëtarëve të familjes.

“Pra kush ka banesë të dytë brenda Tiranës, qytetari zgjedh vetë që të akomodohet. Ndërkohë procesi i bonusit të qirasë nuk lidhet me procesin e shpronësimit. Janë nga 18-27 mijë lek, në bazë të anëtarëve të familjeve. Në këtë moment ka familje me të njëjtin çmim me këtë bonus qiraje.” tha Ruseti.

Për sa i përket madhësisë së banesave që po prishen, sipas nën kryetares së bashkisë nuk do ketë asnjë cedim tek pjesa e metër katrorëve. Ajo ka shpjeguar edhe skemën për familjet që nuk kanë legalizimet duke thënë që përfitues do të jenë edhe ata që janë në këtë proces.

“Për personat që nuk kanë legalizimin. Vetëm nëse kanë proces legalizimi automatikisht do marri ke lagjja e re një banesë aq metra katror sa e ka pasur.” tha Ruseti.

Ndërkohë lehtësira do të ketë edhe për familjet që nuk kanë asnjë lidhje me pronën dhe nuk e vërtetojnë dot. Ata do ndihmohen me kredi të buta apo me bonuse.

“Për ata që janë pa asnjë pronësi do i trajtojmë me bonus apo me kredi të butë. Ndërsa pronari do përfitojë edhe vetë.” tha Ruseti.

“Na ka ndodhur edhe për raste të tjera. Opsione të tjera strehimi janë dhënë. Nuk është proces i lehtë edhe për ata qytetarë se nuk është askush i lumtur që prishen banesat. Pro ky është rasti që sot prishen 300 metra shtëpi dhe do të kthehen në një zonë shumë më të mirë. Në një nga lagjet më të mira në Tiranë.”

“Edhe oborri do u kompensohet me metër katror. Pra vlera do shkojë më shumë e pronës së tyre. Shumë më shumë.”

“Për tokën nuk e kam informacionin se si do kompensohet.”

“Për bizneset është një moment i dytë. Dhe do merret ne konsideratë. Jo vetëm këta por edhe ata që janë prekur nga tërmeti. Por tani për tani është për familjet. Në një moment të dytë do vlerësojmë biznesin”

“Janë rreth 15 pallate. Dhe në total do akomodohen 1 mijë familje. Shumë familje janë nga tërmeti. Paralelisht me ata edhe ato të shpronësimit.” Ka shpjeguar mes të tjerash nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!