Shembet ura në Delvinë, izolohen banorët

schedule09:35 - 4 Nëntor, 2019

schedule 09:35 - 4 Nëntor, 2019

Përroi i Sopotit ka dalë nga shtrati në Lazarat për shkak të reshjeve të orëve të fundit. Emergjencat civile dhe punonjës të bashkisë së Gjirokastrës ndodhen në terren për të normalizuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësoreve.

Ndërkohë mësohet se është izoluar lagja Lenxat dhe rrezikon edhe lagjia Kordhoce. Ndërkohë liqeni i Viroit në Gjirokastër rrezikon të dalë në rrugën nacionale. Një situatë problematike paraqitet edhe në fshatin Vane të Delvinës ku është shembur ura duke izoluar rreth 200 banorë.

Kjo urë prej vitesh ka qenë një problem për banorët e zonës.  Për situatën e krijuar ka bërë një deklaratë edhe kryetari i bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi./abcnews.al