Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hënë ne Durrës ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e rrëzimit të një tarrace shtëpie.
Sipas policisë mësohet se ngjarja e ndodhur në fshatin Qerret, i ka marrë jetën pronarit të banesës 55 vjeçarit Shaban Shehu, i cili nuk u ka mbijetuar plagëve të marra, ndërsa ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën 27 vjeçari Albert Roshi i cili ishte dhe punëtor në këtë banesë.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.
LEXO EDHE: Shembet tarraca e një banese në Qerret, familjarët nën rrënoja
“Rreth orës 13:15, në fshatin Qerret, është shembur tarraca e banesës së një 55 vjeçari dhe ka zënë poshtë edhe një 27 vjeçar (i punësuar në këtë banesë), të cilët po kryenin punime ndërtimi.
Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga rrënojat, të të 2 shtetasve. Shtetasi Shaban Shehu (pronari i banesës), për shkak të dëmtimeve, ka humbur jetën, ndërsa shtetasi Albert Roshi. është transportuar menjëherë në spital dhe po merr asistencë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e policisë”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al