Një shkollë është shembur papritur në Lagos, Nigeri. Autoritetet paralajmërojnë për një numër të madh viktimash, sidomos nxënës filloreje.
Sipas mediave, besohet se të paktën 100 fëmijë kanë mbetur nën gërmadhat e ndërtesës që u shemb në mes të ditës, para syve të dhjetëra dëshmitarëve okularë të terrorizuar.
Në vendngjarje ndodhet një numër i madh ambulancash dhe zjarrfikësesh./abcnews.al