Një minator ka humbur jetën pasi është zënë poshtë nga një masiv shkembor. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pojske të Pogradecit.Viktima është një 58 vjeçar, punonjës në minierë. Dyshohet se minatori ka humbur jetën si pasoje e rrëshqitjes së formacionit shkëmbor, por po hetohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al