Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Shushicë të Elbasanit.
Një 64-vjeçar gjatë kohës që ka qenë duke sistemuar disa materiale ndërtimi, në banesën e pabanuar dhe të amortizuar, në pronësi të kunatit të tij (burrit të motrës), është shembur një kolonë e banesës. Si pasojë 64-vjeçari është lënduar dhe ka humbur jetën.
“Më datë 12.03.2024, rreth orës 16:10, në fshatin Shushicë, një 64 vjeçar, gjatë kohës që ka qenë duke sistemuar disa materiale ndërtimi, në banesën e pabanuar dhe të amortizuar, në pronësi të kunatit të tij (burrit të motrës), është shembur një kolonë e banesës. Si pasojë 64-vjeçari është dëmtuar dhe ka humbur jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al