Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Paketë masash kundër zaptimeve, Rama: Dënim për autorët e ndërtimeve pa leje dhe zyrtarët bashkëpunëtorë

schedule13:11 - 25 Gusht, 2025

schedule 13:11 - 25 Gusht, 2025

Jo vetëm aksion, por edhe një paketë masash për të mos lejuar më ndërtime pa leje. Kryeministri paralajmëron nismën e radhës, e cila do të bashkëshoqërojë punën e nisur prej muajit qershor.

Këto masa, do të dënojnë më ashpër autorët, por edhe bashkëpunëtorët brenda zyrave të shtetit.

“Shembja e objekteve të paligjshme, e cila ka nisur kudo, nuk është një aksion, po një proces që jo vetëm s’do të ndalet deri në eliminimin e këtij fenomeni, por edhe do të shoqërohet ditët në vijim me paketën e re të masave për tkurrjen e këtij fenomeni, duke rritur forcën goditëse të ligjit mbi fajtorët dhe personat përgjegjës të nivele të ndryshme, përfshirë edhe “symbyllurit” në inspektorate, polici e me radhë”, thotë Rama.

Këtë postim, Rama e ka shoqëruar me nisjen e aksionit të shembjes së disa vilave në Kepin e Rodonit. Aty sipas kryeministrit po kryhet një operacion ndaj disa ndërtuesve të paligjshëm, të cilët shfrytëzuan bregdetin për arsye përfitimi personale.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!