Sheiku blen gjigadin italian për një miliardë euro

schedule20:16 - 1 Maj, 2023

schedule 20:16 - 1 Maj, 2023

Në shembullin e Manchester City dhe Paris Saint-Germain-it, Roma do të shitet dhe në të do të investohet një kapital i madh në periudhën e ardhshme.

Siç raporton Corriere dello Sport një fond nga Arabia Saudite synon të blejë Romën për një miliard euro. Oferta tashmë u është dorëzuar pronarëve amerikanë dhe më pas do të nisë epoka e re e skuadrës romake.

Jose Mourinho me siguri do të jetë në gjendje të sjellë kë të dojë dhe qëllimi është i qartë, Scudetton dhe sigurisht në një moment titullin kampion evropian.

Tifozët janë të kënaqur. Kujtojmë, Mourinho ka pasur një ofertë për të marrë kombëtaren e Arabisë Saudite, ata i kanë ofruar 120 milionë euro, por ai ka vendosur ta refuzojë ofertën. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!