Shehi: Zgjedhje të parakohshme janë linja e opozitës

schedule15:34 - 25 Tetor, 2018

schedule 15:34 - 25 Tetor, 2018

Aleati parlamentar i demokratëve në krye të Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi në një intervistë për ABC News ka deklaruar se mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme, njëkohësisht me ato vendore vitin e ardhshëm është një skenar që realizohet vetëm përmes vullnetit të opozitës dhe rezistencës bashkë me qytetarët.

Deklaratën e kreut të opozitës Lulzim Basha në takimin e parë me qytetarët në bashkinë e Vaut të Dejës, lidhur me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme në një kohë me ato vendore të qershorit të ardhshëm, aleati politik Dashamir Shehi e konsideron të duhurën dhe në linjë me dëshirën e opozitës. Për kreun e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar dy janë mënyrat e arritjes së saj.

“Kjo varet nga vullneti ynë dhe i shqiptarëve, nëqoftë se do dalim të rezistojmë në piacë se kjo është formula e vetme. Ose nën presionin e të huajve të bëhët një marrëveshje e madhe që të bëhen zgjedhjet njëkohësisht. Dhe ka bërë mirë që e ka zgjeruar, sepse zgjedhjet administrative janë pak për të zgjidhur sot hallet që ka Shqipëria”.

Halle të cilat për Shehin i ilustrohen edhe nga arrestimet më të fundit.

“Realiteti është ky, këtu po arrestohen njerëz periferik po të gjithë janë socialistë. Dhe ata që u përzunë vjet nga dekriminalizimi socialistë ishin. Realiteti u bë që 5 vjet ajo pjesë atje është akuzuar po denoncohet po del e lidhur me krimin. Grupi i Ramës e ka bërë pjesë të lojës politike krimin”.

Dhe kjo sepse vetë shefi i ekzekutivit, kryetari i partisë më të madhe në vend, sot 5 vjet kryeministër, e ka ushqyer këtë model, sipas tij.

“Nëse ka akoma shqiptar që mendon se ky është ëngjëlli të cilit i futen nën rrogoz këta, është budallik i madh. Këto janë vegla qorre që sigurisht i pëlqen të fitojnë qyl dhe e kanë kuptuar se mënyra e vetme nuk qenka të punosh, të jesh i majtë, mënyra e vetme qënka afrohu, vidh vota, merr tender, paratë e fitimit ndaji me shefat”.

Për ata që nisjen e protestave e prisnin me nisjen e sezonit dy muaj më parë.

“Protestat janë fenomen që kanë brenda edhe shpirtin e vet, një motiv, një moment vlimi”.

Prandaj e kemi menduar do e mendojmë mirë, protesta do vijë në momentin e duhur.

Koha i ka dhënë të drejtë denoncimeve të ngritura nga opozita, e cila sot ka propozuar edhe alternativën dhe zgjidhjen politike të saj, thekson Dashamir Shehi, e do të jetë sërish koha sipas tij, ajo që do të caktojë ditët për të qëndruar në shesh e për t’u rebeluar në mënyrë definitive. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!