Kukësi triumfoi me rezultatin 4-1 kundër Flamurtarin, një sfidë e lehtë në fushë dhe në letër për verilindorët, që vazhdojnë të ndjekin Tiranën kryesuese. Pas ndeshjes, trajneri Orges Shehi foli për Supersport, ku u shpreh:
REZULTATI – “Patjetër që jam i kënaqur, dhe nga mënyra sesi luajtëm. Ndeshjet me Luftëtarin dhe Apoloninë na u bënë mësim, që të mbyllim ndeshjet. Lojtarët ishin dhe altruistë, duke shërbyer Shkurtajn, që është goleadori jonë”.
GJENDJA FIZIKE – “Kur ne kemi qenë në karantinë, futbollistët janë profesionistë dhe kanë vazhduar stërvitjen. Jam i kënaqur me atë që kanë treguar nga ana fizike pas rikthimit të futbollit”.
TIRANA – “Do të bëj tifo për Teutën, ne e bëmë punën tonë dhe duam që rivali të ndalohet. Shkurtaj është i joni, goleadori jonë kryesor dhe pika jonë e referimit. Ai do të kapë kuotën e 26 golave, jam i bindur. Nuk rrezikuam deri në fund dhe e zëvendësuam. Nuk ndjej keqardhje për asnjë ekip, thjesht iu kërkoj djemve të menaxhojnë energjitë”./abcnews.al