Shehi: Shkurtaj mund të mungojë gjatë, nuk dua të bëj qaramanin me mungesat

schedule19:22 - 4 Mars, 2020

schedule 19:22 - 4 Mars, 2020

Trajneri i ri i Kukësit, Orges Shehi, debutoi me një barazim 0-0 në krye të verilindorëve. Pas ndeshjes ndaj Vllaznisë, Shehi foli për Supersport, aty ku u shpreh: “Jemi të mërzitur për sa i përket rezultatit, pasi nuk morëm atë që donim. E dinim shkallën e vështirësisë, kishim dhe probleme gjatë këtyre ditëve. Nga dëshira e madhe për të fituar, ishim disi të zhbalancuar. Kishim mundësinë për të fituar, por nuk realizuam, ky është futbolli nuk kemi çfarë të bëjmë.

Rasti i Shkurtaj? Sigurisht që këto episode, po u shënuan, i japin tjetër dinamikë ndeshjes. Por e thashë pak më parë, janë raste që nuk  i shfrytëzuam dhe nuk kemi çfarë të bëjmë. Është e vërtetë, por unë nuk e theksova dhe nuk doja të bëja qaramanin. E dinim të gjithë sa mungesa kishim. Luajtëm edhe me Abazajn të dëmtuar, me një këmbë. Spostuam Mustën në qendër të mesfushës, alternime. Kjo gjë na shkaktoi dhe probleme, pasi kur të mungon zemra e mesfushës, është e vështirë.

Për sa i përket arbitrit Jorgji, nuk është hera e parë që ai gjykon këto vite. Nuk më shkoi në mendje fare. Sa i përket pyetjes së dytë, diferenca me Tiranën, nga 4 shkoi në 6 pikë. Por nuk duhet të dorëzohemi, na rikthehen disa lojtarë të rëndësishëm. Nuk janë pak, por nuk janë shumë. Kemi ndeshje direkte me rivalët, ka dhe 11 javë. Nuk do të heqim dorë nga titulli. Kam frikë dëmtimin e Shkurtajt, i cili mund të mungojë për shumë javë. Sigurisht që kur mbaron kampionati, për të gjithë bëhen vlerësime. Do të bëhet vlerësim dhe për mua, nëse jam i denjë për të vazhduar dhe sezonin tjetër. Sa të jem këtu, do të jap 200%, dua të kthej mentalitetin te skuadra, pas ie shoh shumë të ngarkuar nga ana psikologjike”, përfundoi Shehi./abcnews.al

 

Orges Shehi pas ndeshjes

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!