Shehi: Protesta e paqme, kush thotë për dhunë, e meriton në lule të ballit

schedule20:13 - 16 Mars, 2019

schedule 20:13 - 16 Mars, 2019

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehu ka komentuar në studion e Mbrëmje në ABC News, protestën e sotme të opozitës që sipas tij ishte protesta më e madhe e organizuar. Shehi thekson se nuk shqetësohet që Rama nuk iku sot, pasi një ditë do ikë duke parë trendin në rritje të protestave.

Duke vlerësuar protestat e opozitës se në to nuk ka asnjë aktdhune, ai shprehet se situatë kaq të paqtë protestash në shqipëri nuk ka patur, por ka një paralajmërim për ata që mendojne të kundërtën.

“Sot Rama e ata që e drejtojnë patën një loj fantazie se do kishte dhunë, të rrethojnë institucionet dhe duke zhgënjyer sot qeveritarët që prisnin për dhunë dhe ndërkomëbëtarët. Situatë kaq të pqame protesta në Shqiëpri e botë nuk ka patur. Kush thotë sot dhunë është qen bir qeni që meriton dhunën në lule të ballit. Sot nuk pati asnjë lloj dhune”.

Për gazin lotsjellës të policisë ai u bën apel të gjithë opozitarëve se kush proteston duhet të jetë gati edhe për këtë gjë, pasi situata është e rëndë, kur një njeri i vetëm po vjedh shumëçka në këtë vend.

“Policia i hodhi ato gaz lotsjellës që po ta kishin të një cilësie të mirë nuk do na shqetësonte, megjithatë u them opozitarëve që kush del të protestopjë të bëhet gati edhe për gaz se një njeri i vetëm po na vjedh liritë, përveç financave”.

Për Shehin strategjia e opozitës është largimi i Ramës, krijimi i një qeveria tranzitore që të miratojë dy reformat kyçe.

“Strategjia jonë është kjo të largohet Rama, të bëjmë një qeveri tranzitore, të bëjë dy reforma të mëdha reformën  zgjedhore. Ne besojmë te zgjedhjet si mënyra e vetme për të shkëmbyer pushtetet. nëse kemi 4-5 oligarkë që kanë vjedhur financat shqiptare  të largohen. Nëse nuk balancohen pushtetet, president nga populli dhe lista të hapura, mandate te kufizuara, që bëre 8 vjet largohu Shqipëria do prodhojë vazhdimisht Rama. Kjo është bindja ime”. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!