Shehi: Po ikën Mourinho jo më Shehi, s’i përballuam topat e dytë të Laçit

schedule19:24 - 20 Qershor, 2020

schedule 19:24 - 20 Qershor, 2020

Kukësi e kishte si një finale ndeshjen në Laç, por pësoi dy gola dhe u largua pa pikë. Trajneri i skuadrës kuksiane, Orges Shehi analizoi humbjen në prononcimin e dhënë për Supersport, duke pranuar se ky nuk është Kukësi i vërtetë.

PRESIONI – “Ishte një ndeshje e vështirë, e vuajtëm pak presionin e renditjes. Nuk ishim mirë gjatë lojës, nuk ishim aty ku kemi qenë. Jemi të pakënaqur. U munduam të hyjmë në lojë pas golit që pësuam, por pas golit të dytë u shpërfytyruam komplet”.

NDESHJA – “Donim të bënim performancë më të mirë sot, unë dhe lojtarët, donim të merrnim pikë. 9 pikë janë, nuk do të merremi me matematikën, por do të fokusohemi te ndeshja e Kupës”.

TAKTIKA – “Dy qendërmbrojtësit u vunë në tension nga shpejtësia e Grecës dhe topi i dytë. Skuadra duhet të kishte reagim pas pësimit të golit. Pjesën e dytë e nisëm mirë, por goli i dytë na bëri të humbim toruan, aty mbaroi. Nuk është problem skemë, u përshtatëm mirë me Partizanin. Vuajtëm nga topi i dytë i kundërshtarit. Nuk fituam asnjë top të dytë, si në mbrojtje dhe në sulm”.

BATUTA – “Strategjia do të jetë të rikthehemi dhe të bëjmë atë që kemi bërë në stërvitje. Nuk e mendoj nëse do të rri apo do të iki. Kjo është puna jonë, po ikën Mourinho, jo më po ikën Shehi. Sot nuk ishte Kukësi i vërtetë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!