Kukësit i mjaftoi një gol i Shkurtajt me penallti për të thyer Bylis në “Elbasan Arena”. Orges Shehi nuk është i kënaqur me lojën, por i gëzohet triumfit në prononcimin e dhënë për Supersport, aty ku analizon edhe karakteristikat e ekipit të tij dhe pret një dhuratë nga Skënderbeu.
FITORJA – “Janë shumë të nevojshme pikët, por kishim mundësi për të bërë më mirë. Vuajtëm dhe ditëm të vuanim. I gëzohemi pikëve, të shohim se çfarë do të bëjë kundërshtari, pasi fitorja jonë mund t’i vërë në presion”.
TAKTIKA – “Ishte treni i fundit, nuk mund të gabojmë më. Ndeshjet rrallohen, pikët janë 9. Futet presioni pikëve. Mund ta kishim zgjidhur më mirë, tentuam të shfrytëzonim kundërsulmin. Bylisi është një skuadër agresive që të bën presion”.
LOJA – “Në tërësi nuk është se jam i kënaqur. Ndryshuam vendosje, na ka hapur probleme dëmtimi i Obanor. Nuk është aq e thjeshtë të përshtatesh me skemën e re kaq shpejt. E zgjidhëm mirë me topat e lartë, por duhet të përmirësohemi”.
GRUPI APO INDIVIDI – “Jemi skuadër shumë ofensive, por prishim pak ekuilibrat. Duhet të fokusohemi pak te mbrojtja. Është e vështirë nga karakteri i lojtarëve, por duhet të bazohemi te grupi”. /abcnews.al