Shehi: Golin ia dhamë vetë Kastriotit, Tirana shpërdoron shumë

schedule16:16 - 25 Shtator, 2021

schedule 16:16 - 25 Shtator, 2021

Tirana u ndal sërish, këtë herë nga Kastrioti, me një barazim 1-1. Pas ndeshjes për Supersport foli trajneri i bardhebluve, Orges Shehi.

“Nuk jemi të kënaqur me rezultatin, por të kënaqur me çfarë prodhuam. Duam të shkojmë para portës, rastet duhet t’i finalizojmë, në ndeshje të tilla nuk duhet të shpërdorojmë aq shumë. Por kjo mbetet për t’u korrigjuar.

Nervozizmi i Ngoo? Ai është lojtari kryesor dhe sigurisht kundërshtarët e kanë vështirësi ta markojnë, ndaj e provokojnë. Por ai qëndroi i qetë. Kundërshtarët më pak të gjatë, mundohen të përfitojnë, por me atë provokim që kishte, mendoj se u tregua i qetë.

Sulmuesit bëjnë punën e tyre, mbrojtja të vetën. Ne u shfaqëm para portës, ato raste që kishim, që mendoj se ishin të shumta, duhej t’i finalizonin. Linja e dytë është aty, mbetet për t’u përmirësuar se asnjëherë nuk jemi të kënaqur, ka gjithmonë vend për përmirësim.

Në pjesën e parë nuk paraqitëm raste, deri diku nuk ishim me mendje në fushë, se është gjynah të rrezikosh e të marrësh gol, të krijohet penalltia, edhe 2-3 lojtarë nuk ishin në pozicionet e tyre.

U thashë në pushim që nuk jemi në fushë. Sot, përveç rasteve, i dhamë shkak kundërshtarit për të na rrezikuar e për të na bërë golin”, tha Shehi. /abcnews.al