Shehi fiton gjyqin me Tiranën, ish-trajneri “bardheblu” triumfon në përballjen në FSHF

schedule14:16 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 14:16 - 14 Dhjetor, 2023

Ndarja nuk ishte aspak ajo e duhura.

Orges Shehi e Tirana festuan një titull në maj të vitit 2022 dhe lumturia ishte në qiell, por sot u detyruan të thoshin “mirupafshim” vetëm përmes gjyqit. Trajneri durrsak fitoi gjyqin ndaj klubit kryeqytetas në Federatën Shqiptare të Futbollit, dhe tani është i lirë të bëjë zgjedhjen e radhës në karrierë.

Shehi u detyrua të shkonte në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në Federatë dhe të hapte çështje gjyqësore ndaj Tiranës, pasi nga presidenti Refik Halili u vendos që ai të mos cilësohej i shkarkuar, por i pezulluar.

Gjithsesi, gjykimi mori fund në favor të trajnerit, për të cilin është thënë shumë se është interesuar Partizani. Vetë Shehi nuk deshi të bënte komente, edhe pse u pyet nga televizioni.

Nga ana tjetër, Partizani, ka konfirmuar pak javë më parë në stol Arbër Abilaliajn, që është njëkohësisht edhe drejtor teknik. Ka zëra gjithashtu që e lidhin teknikun durrsak me Shkëndijën e Tetovës, stoli i së cilës është bosh pas largimit të Ardian Nuhiut. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!