Shehi dhe Josa vendosin për titullarët, ja si rreshtohen Laçi-Tirana

schedule13:15 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 13:15 - 14 Dhjetor, 2021

Laçi-Tirana do të përplasin ‘brirët” në Kurbin ditën e sotme në orën 13:45, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 13-të e cila do të jetë edhe sfida e fundit e kësaj jave.

Një sfidë e luftuar mes dy skuadrave, të cilat do kërkojnë të marrin 3 pikët e radhës për të vazhduar me objektivat e tyre.

Për këtë sfidë Orges Shehi ka një “armë” plus, teksa Redon Xhixha është bashkuar me grupin, dhe përballë ish-skuadrës së tij mund të aktivizohet disa minuta.

Nga ana tjetër Mirel Josa i beson “verbërisht” lojtarëve fitues në dy sfidat e fundit duke hedhur edhe ndaj Tiranës të njëjtin formacion që e nxori fitues kundër skuadrës së Kukësit.

Formacionet zyrtare:

Laçi: Dajsinani, Turkaj, Malota, Ivanovic, Roganovic, Lushkja, Shehu, Deliu, Ziko, Guindo, Zarubica.  Trajner: Mirel Josa

Tirana: Bekaj, Toshevski, Behiratche, Hoxhallari, Ismajlgeci, Najdovski, Toli, Totre, Seferi, Ngoo, Limaj.  Trajner: Orges Shehi   /f.a/abcnews.al