Shehi dhe Daiu ‘skicojnë” formacionin, ja cilët janë të përzgjedhurit

schedule13:22 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 13:22 - 4 Dhjetor, 2021

Egnatia dhe Tirana do të përballen mes tyre në “Egnatia Arena”, ora 13:45, takim i vlefshëm për javën e 11-të të superiores.

Në këtë përballje Egnatias vjen pas humbjes me Kukësin, nga ku largoi edhe trajneri Gugash Magani, ndërsa në këtë sfidë do drejtohen nga Përparim Daiu.

Nga ana tjetër bardh e blutë e Orges Shehit vijnë pas barazimit me Skëndërbeun dhe ndaj rrogozhinazve do kërkojnë rikthimin tek fitorja.

Për këtë takim janë bërë publik edhe formacionet zyrtare që skuadrat do të zbresin në fushën e blertë për të tentuar fitoren.

Formacionet zyrtare:

Egnatia: Duric, Ymeralilaj, Krasniqi, Teqja, Allmuça, Çyrbja, Telushi, Iseni, Jackson, Shtubina, Magani. Trajner: Përparim Daiu

Tirana: Bekaj, Toshevski, Behiratche, Hoxhallari, Ismajlgeci, Najdovski, Totre, Limaj, Gjumsi, Seferi, Ngoo.  Trajner: Orges Shehi  /f.a/abcnews.al