Shehi: 3 mungesa ndaj Kastriotit, ndeshjet e  lehta në letër janë të vështira në fushë

schedule10:57 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 10:57 - 6 Dhjetor, 2021

Tirana kryesuese do të përballet me vendin e fundit, Kastriotin, sfidë e vlefshme për javën e 12-të të kategorisë superiore.

Takimi do të zhvillohet ditën e nesërme në oën 16:45, në stadiumin “Air Albania”.

Në konferencën për shtyp, trajneri Orges Shehi ka folur për sfidën me krutanët, teksa është shprehure se ndeshjet e lehta në letër, kanë dalë më të vështira në fushën e blertë, prandaj ka kërkuar nga lojtarët vlerësim maksimal të sfidës.

“Fitorja na kthen aty ku donim. Është një fitore që ka vlerë. Gjendja e skuadrës është e mirë, por kemi humbur Najdovksin dhe presim të mësojmë sa do mungojë. Xhixha e Përgjoni nuk janë ende të gatshëm. Këta të tre do na mungojnë”.

“Kemi barazuar ndeshjen e parë me Kastriotin. Ndeshjet e  lehta në letër bëhen të vështira në fushë. Vlen tre pikë kjo ndeshje dhe do ketë vlerësimin tonë maksimal. Patjetër tani kemi një panoramë të qartë për të gjithë kundërshtarët. Kastrioti do vlerësim, duam maksimumin e pikëve. Do futemi në fushë pa menduar se çfarë ka ndodhur në fazën e parë, por me mendimin ku jemi dhe ku duam të shkojmë”.

“Jemi të kënaqur me atë që po japim në fushën e lojës. Duhet të vazhdojmë me këtë ritëm. Duhet prodhuar lojë, pasi ajo është garanci për vazhdimësinë. Kemi ndërtuar skuadër gati nga fillimi. Shpresojmë që të rritemi nga ditë në ditë. Vend për përmirësim ka”.

“Ngjeshja e kampionatit dhe merkato? Kemi pak kohë të punojmë për ndeshjen e radhës. I njohim kundërshtarët tani. Këto ditë të pakta do mundohemi të punojmë teorikisht. Për merkaton e janarit është shpejt. Skuadra është e kompletuar”.

“Janari nuk të ofron shumë mundësi. Nëse gjejmë lojtarët e duhur, ok, ndryshe e kemi grupin e lojtarëve për ta përballuar sezonin. Është shpejt të themi se ku duam të përforcohemi. Normalisht do duam të përforcohemi”, deklaroi tekniku i bardh e bluve.  /f.a/abcnews.al