Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Agron Shehaj ka vijuar takimet me demokratët, duke u ndalur këtë të martë në Delvinë. Ai tha se i duhet dhënë më shumë pushtet anëtarësisë, ndërsa foli për arsyet që e shtynë të përfshihej në këtë garë. Pikën e tij më të fortë ai cilësoi aftësitë organizative.
“Unë nuk kisha ndërmend të futesha në garë për kryetar partie. As më kalonte në mend. Do kisha dashur shumë të bëja punën time dhe të besoja që lidershipi do ta çonte, me vështirësi por do ta çonte. U mendova gjatë dhe vendosa të mos tërhiqesha.
Unë jam i bindur që duke aftuar anëtarësinë dhe duke iu dhënë pushtet anëtarësisë. Kjo është zgjidhja. Unë kam besim. Ju e dini të gjithë që unë vij nga një eksperiencë organizimi. Unë politikën nuk kisha provuar por organizimin e kisha provuar. Ka një gjë që është thelbësore, meritokracia”, deklaroi Shehaj. /mv.abcnews.al