“Shefqet Ndroqi” gati për pacientët me Covid, Manastirliu tregon skenaret

schedule15:58 - 13 Korrik, 2020

schedule 15:58 - 13 Korrik, 2020

Spitali “Shefqet Ndroqi” po bëhet gati për të pritur pacientët e infektuar me koronavirus.

Ministrja Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Facebook, bën  me dije se së shpejti spitali do të jetë në shërbim të pacientëve me Covid.

Brenda këtyre ditevë do të rihapim si spitalin qe do te trajtojë pacientet me Covid, spitali, “Shqefqet Ndroqi”. Kemi zgjedhur këtë skenar për shkak të kapaciteteve dhe për shkak të ekipit të specializuar që ky spital ka. Pacientët që vuajnë nga sëmundjet e mushkrive do të trajtohen pranë spitalit “Nënë Tereza”, ku një kapacitet i dedikuar me një numër shtretërish të dedikuar nga ish spitali kirurgjikal dhe rreth 125 shtretër do të jenë të dedikuar për spitalin Covid 3, nëse do të kemi një kapacitet përtej Infektivit dhe atij Shefqet Ndroqi do të shtrihemi tek spitali i ish-kirurgjive dhe do të kemi dhe kapacitetet e spitalit karantinë”, është ministrja Manastirliu.

LEXO EDHE: Rekord rastesh me koronavirus, Sanatoriumi bëhet gati për “Covid 2”

Ndër të tjera, ministrja është shprehur se ky është një skenar që po ndiqet për të forcuar kapacitetet spitalore edhe në terapinë intensive, për të përballuar numrin në rritje të të prekurve.

Postimi i plotë:

🔴#COVID19

Në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku kanë nisur përgatitjet për t’u kthyer në spital COVID2, nisur nga fluksi i shtuar i pacientëve të prekur nga COVID19.

✅ Po forcojmë kapacitetet spitalore edhe në terapinë intensive, për të përballuar numrin në rritje të të prekurve. Stafet mjekësore janë në gatishmëri por një thirrje për çdo qytetar për respektimin e rregullave:

1️⃣ Mbani distancën

2️⃣ Vendoseni maskën

3️⃣ Ruani higjienën personale dhe kolektive

 

#BASHKË kundër #COVID19