Kryesuesja e misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 30 Qershorit në Shqipëri Audrey Glover ishte sot paradite në selinë blu në Tiranë, ku u takua me kreun demokrat Lulzim Basha.
Takimi ka zgjatur rreth 1 orë dhe në përfundim të tij, nga asnjë prej palëve nuk ka pasur informacion mbi diskutimet që janë zhvilluar.
Shefja e misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR, dy ditë më parë takoi kreun e maxhorancës në selinë e Partisë Socialiste. Po ashtu takimet dhe vizitat e ambasadoreve të huaj në selitë politike në ditët e fundit, janë shtuar, ndërkohë që afrohet edhe data e shumëdiskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, 30 Qershori./ABC News Albania 24/7