Shefja e Infektivit Najada Çomo ka deklaruar se trajtimi i pacientëve të prekur nga koronavirusi në spitalet Covid po bëhet sipas protokolleve ndërkombëtare. Gjatë një komunikimi me kryeministrin Edi Rama, ajo tha se së fundmi ka nisur trajtimi i pacientëve me Remdesevir i cili po jepet falas për pacientët.
“Ne kemi gjithçka që është në botë. Së fundmi edhe Remdesevirin që jo vetëm ka ardhur por edhe po përdoret. Është ende herët. Ne nuk e kemi provuar. Janë duke e marrë pacientet jo duke abuzuar por falas, sikurse janë ofruar të gjitha barnat e tjerë që marrin pacientët. Çfarë është e shkruar ne e përdorim atëherë kur duhet”, tha Çomo.
Çomo, është shprehur se struktura e re e COVID3 është gati si në pajisjen me aparatura ashtu edhe më një staf mjekësor dhe infemieror të trajnuar. “Në strukturën e re të COVID3 sipas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe qeverisë është përfunduar si strukturë, praktikisht është instaluar oksigjeni në çdo shtrat që është aq i rëndësishëm për pacientët me COVID dhe natyrisht është bërë edhe pajisja me respiratorë për pacientët që kanë nevojë në terapi intensive, apo në pjesën subintensive.
Pjesa tjetër që kemi përgatitur është trajnimi prej disa muajsh i burimeve njerëzore, qoftë i mjekëve specialistë, qoftë dhe i personelit infermieror që kanë mbi 5 muaj që trajnohen pranë shërbimit infektiv. Personeli infemierore është rekrutuar nëpërmjet portalit dhe një pjesë tjetër vullnetare”, shprehet Çomo./mv. abcnews.al