Rusia do të ishte në një situatë të vështirë pa armët e Koresë së Veriut, sipas Shefit të spiunazhit ushtarak të Ukrainës.
Kyrylo Budanov i tha Financial Times në një raport të botuar të dielën, se, sipas njohurive të tij, Koreja e Veriut është tani furnizuesi më i madh i armëve të Rusisë.
“Ata transferuan një sasi të konsiderueshme municionesh artilerie”, tha Budanov. “Kjo e lejoi Rusinë të merrte pak frymë. Pa ndihmën e tyre, situata do të kishte qenë katastrofike”.
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës e ka parë atë të vuajë barrën e sanksioneve gjymtuese të Perëndimit.
Më 5 janar, sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar pretendoi se presidenti rus Vladimir Putin duhej t’i lutej Koresë së Veriut për armët e tyre.