Shefi i spiunazhit të Mbretërisë së Bashkuar, Jeremy Fleming, ka paralajmëruar Kinën për rreziqet e një aleance me Rusinë. Ai tha se interesat afatgjata të Kinës nuk mund të përmbushën kurrë me një vend që injoron “rregullat ndërkombëtare”, duke iu referuar Rusisë.
Por ndërsa ai tha se Kremlini e sheh Kinën si një treg për naftën dhe gazin e saj dhe një mënyrë për të anashkaluar sanksionet, presidenti i Kinës Xi ka një tjetër pikëpamje të situatës. Kina nuk e ka dënuar pushtimin e Ukrainës dhe Xi tha se nuk do të dëshironte të bënte asgjë që mund të kufizonte veprimet e tij në të ardhmen.
“Rusia e kupton se, në terma afatgjatë, Kina do të bëhet gjithnjë e më e fortë ushtarakisht dhe ekonomikisht. Disa nga interesat e tyre bien ndesh; Rusia mund të nxirret jashtë ekuacionit,” tha ai.
/abcnews.al