Shefi i ri i NATO-s: Perëndimi do të mbështesë Ukrainën deri në fitore

schedule17:57 - 3 Tetor, 2024

schedule 17:57 - 3 Tetor, 2024

Sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte përsëriti sot se vendet perëndimore do të mbështesin Ukrainën “deri në fitore” ndaj Rusisë, gjatë vizitës së tij të parë në Kiev dy ditë pas marrjes së detyrës.

Vizita vjen në një kohë të vështirë për Ukrainën, forcat e së cilës po tërhiqen në frontin lindor, duke pësuar humbje në njerëz dhe armë, dhe ndërkohë që ka thirrje në rritje për negociata për t’i dhënë fund luftës.

“Është prioriteti im dhe privilegji im të promovoj mbështetjen perëndimore në mënyrë që Ukraina të fitojë,” tha Rutte. Ndërkohë, Zelensky përsëriti ankesat që ka shprehur prej muajsh me aleatët e tij perëndimorë, të cilët i akuzon se kanë vonuar dërgesat e raketave me rreze të gjatë veprimi në qendër të një debati nëse ato duhet të përdoren kundër tokës ruse.

Kievi kërkon të lejohet të godasë objektiva thellë brenda Rusisë për të kufizuar aftësinë e Moskës për të goditur Ukrainën, por shumë nga aleatët e saj, përfshirë SHBA-në, po refuzojnë t’i japin dritën jeshile nga frika e një përshkallëzimi të luftës./abcnews.al