Shefi i njohur i kuzhinës tregon betejën me tumorin në kokë: Zoti më dha vullnet

schedule10:18 - 5 Korrik, 2023

schedule 10:18 - 5 Korrik, 2023

Fidan Lushtaku është shefi i kuzhinës nga Mitrovia, i cili ka një histori shumë frymëzuese. Ai ka kaluar shumë vështirësi deri te suksesi i madh, kur fitoi një çmim shumë të rëndësishëm në gastronomi “Best Of Gastronomie International”.

Mirëpo, jo çdo gjë ka shkuar vaj për Fidanin, që para pak kohësh u diagnostifikua me tumor në kokë. Ai aktualisht vazhdon me kimioterapitë, por njëkohësisht nuk ka hequr dorë nga profesioni i tij.

Në një lidhje me  Skype për “ABC e Mëngjesit”, Fidani ka ndarë një pjesë nga historia e tij, duke e shprehur shumë optimist për të ardhmen.

“Është kjo një kohë shumë e vështirë gjatë periudhës sime në karrierë. Edhe pse kam qene ne kushte shumë të rënda, në 15 vite nuk kam hequr dorë nga gastronomia. Ka qene një traditë familjare nga nëna ime, pasi ajo më ka futur shumë dashurinë ndaj saj dhe gastronomisë. Edhe pse kam pasur një periudhë shumë të vështirë, ka dashur Zoti që të mi jap të gjitha, më së pari vullnetin dhe shumëçka.

Ka qene një shkëputje prej 5 muajsh.  Falë Zotit familja ime më ka qendruar pranë. Kontaktin e parë që kam pasur në fillim ka qene me Doktor Petrelën në Shqipëri. Ai ka qene ndihma ime më e madhe, për të tjerat ka qene vullneti, pasi nuk duhet të ndalesh dhe të mendosh që nuk mundesh. Brenda 5 muajsh i jam kthyer punë, tani menaxhoj një hotel dhe një restorant në Mitrovicë”, tregoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!