Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg paralajmëron se Koreja e Veriut mund të godasë me raketa bërthamore edhe Europën. Shefi i aleancës veri-atlantike kërkoi që diplomacia të bëjë çmos për të zgjidhur paqësisht krizën koreane. Në të kundërt globi rrezikohet nga katastrofa.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëron se Europa nuk është imune ndaj rrezikut të goditjes me raketa bërthamore nga Koreja e Veriut. Sipas tij, rrezja goditëse e raketave bërthamore të Penianit përfshin edhe Europën.
Stoltenberg tha se NATO i ka të gjithë kapacitetet për të mbrojtur vendet e aleancës ndaj çdo lloj sulmi. NATO është në gjendje të kundërpërgjigjët ashpër – u shpreh shefi i Aleancës Veri-Atlantike.
Por sipas tij, diplomacia duhet të bëjë çmos për të gjetur një zgjidhje paqësore për krizën koreane e për të shmangur konfliktin bërthamor. Lufta bërthamore është katastrofike, nga e cila askush nuk do të dilte i fituar – theksoi Stoltenberg. Deklaratat i bëri në një intervistë për mediat japoneze, para nisjes së turit të tij të vizitave në Japoni e Korenë e Jugut, të hënën e të martën.
Shefi i NATO-s për raketat bërthamore të Penianit
schedule15:53 - 30 Tetor, 2017
schedule 15:53 - 30 Tetor, 2017