Shefi i NATO-s: Do dërgojmë 700 ushtarë shtesë në Kosovë, një batalion është në gatishmëri

schedule20:02 - 30 Maj, 2023

schedule 20:02 - 30 Maj, 2023

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi në Oslo se aleanca do të dërgojë 700 ushtarë shtesë në Kosovë dhe se një batalion tjetër do të vihet në gatishmëri të lartë.

Stoltenberg u shpreh se KFOR-i do të marrë hapat e nevojshëm për të normalizuar dhe garantuar sigurinë.

Stoltenberg bëri thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të marrin masa për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

“KFOR dhe NATO duhet t’i ndërmarrin disa aksione të domosdoshme që të mundësojnë një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne do të vazhdojmë të veprojmë në mënyrë të paanshme në linjë me mandatin e Kombeve të Bashkuara. Ne kemi vendosur për t’i vendosur më shumë se 700 trupa prej operacionit rezervë të Ballkanit Perëndimor dhe për të vënë shtesë një batalion rezervë shtesë në gaditshmëri të lartë ë mënyrë që ato të mund të vendosen nëse është e nevojshme. Këto janë hapa të matur për të mundësuar kapacitetet e KFOR’it që ta përmbush mandatin”, theksoi ai.