Shefi i EULEX-it dënon sulmin në veri të Kosovës

schedule16:12 - 24 Shtator, 2023

schedule 16:12 - 24 Shtator, 2023

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj policisë në Veri të Kosovës ku si pasojë ka humbur jetën një polic dhe janë plagosur dy të tjerë.

Barbano ka thënë se është i tmerruar nga sulmi i të dielës në veri të Kosovës, ku mbeti i vdekur një polic dhe u lënduan dy të tjerë.

Në sulmin në afërsi të fshatit Banjskë në Zveçan, u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Ngushëllimet më të thella për familjen e zyrtarit policor që vdiq në detyrë. I uroj shërim të shpejtë dy policëve tjerë të lënduar. EULEX-i, si reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë, është i angazhuar plotësisht dhe po e monitoron nga afër situatën në vendin e ngjarjes e është i gatshëm për të përkrahur institucionet e Kosovës në masën maksimale të mundshme, në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë për të gjitha komunitetet, në koordinim të ngushtë me KFOR-in”, ka shkruar Barbano në platformën “X”./abcnews.al