Shefi i diplomacisë europiane Josep Borrel: Dënojmë dhe përfshirjen e Bjellorusisë

schedule11:59 - 24 Shkurt, 2022

schedule 11:59 - 24 Shkurt, 2022

Nga Erisa Zykaj

Një tjetër deklaratë vjen nga Këshilli i ministrave të Bashkimit Europian pak orë para samitit të jashtëzakonshëm të 27 kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Europian dhe në vijim të deklaratave të mëngjesit të sotëm të bëra nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen dhe shefi i diplomacisë europiane Josep Borrel Fontenelles.

Bashkimi Evropian dënon në termat më të ashpër të mundshëm pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga forcat e armatosura të Federatës Ruse dhe përfshirjen e Bjellorusisë në këtë agresion kundër Ukrainës dhe bën thirrje për respektimin e detyrimet të saj ndërkombëtare.

“Ne kërkojmë nga presidenti Putin të ndërpresë menjëherë operacionet ushtarake ruse dhe të tërheqë pa kushte të gjitha forcat dhe pajisjet ushtarake nga i gjithë territori i Ukrainës. Rusia mban përgjegjësi të plotë për këtë akt agresioni dhe të gjitha shkatërrimet dhe humbjet e jetëve që do të shkaktojë. Ajo do të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj. Sulmi ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës – një shtet i pavarur dhe sovran – është një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar dhe parimeve thelbësore mbi të cilat është ndërtuar rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla.” shprehet Josep Borrel në deklaratë.

Më tej në deklaratë, thuhet se BE-ja së bashku me partnerët transatlantikë dhe me të njëjtin mendim janë bashkuar në përpjekjet të paprecedenta për të arritur një zgjidhje diplomatike të krizës së sigurisë të shkaktuar nga Rusia.

Rusia nuk i është përgjigjur këtyre përpjekje dhe në vend të kësaj ka zgjedhur në mënyrë të njëanshme për një përshkallëzim të rëndë dhe të paramenduar. Bashkimi Europian i përçon Rusisë mesazhin se ajo nuk do të përballet me një BE të përçarë “BE-jae ka bërë të qartë që në fillim dhe në nivelin më të lartë politik se çdo agresion i mëtejshëm ushtarak kundër Ukrainës do të ketë pasoja masive dhe kosto të rënda.

Prandaj, përgjigja e BE-së do të përfshijë masa kufizuese sektoriale dhe individuale të koordinuara plotësisht me partnerët tanë transatlantikë. Rusia nuk duhet të ketë asnjë dyshim se BE-ja do të mbetet e bashkuar me vendosmëri teksa ndërmerr hapat e ardhshëm në koordinim të ngushtë me partnerët” thuhet në deklaratë

Aty i bëhet bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të kërkojë nga Rusia përfundimin e menjëhershëm të këtij agresioni, i cili rrezikon paqen dhe sigurinë ndërkombëtare në shkallë globale. Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të respektojë plotësisht të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe të lejojë akses dhe ndihmë të sigurtë dhe të papenguar humanitare për të gjithë personat në nevojë.

Ne gjithashtu i bëjmë thirrje Rusisë që të garantojë sigurinë e Misionit Special të Monitorimit të OSBE-së. “BE-ja përsërit mbështetjen dhe angazhimin e saj të palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. BE ripohon angazhimin e saj për forcimin e asociacionit politik dhe integrimit ekonomik të Ukrainës me Bashkimin Evropian.

Ne qëndrojmë pranë popullit të Ukrainës dhe institucioneve dhe përfaqësuesve të saj të zgjedhur në mënyrë demokratike. BE-ja përsërit gjithashtu mbështetjen dhe angazhimin e saj të palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë dhe të Republikës së Moldavisë” përfundon deklarata.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!