Shefi ekzekutiv i Pfizer në Shqipëri: Rama lider Ballkani, më impresionoi kur erdhi në New York

schedule11:48 - 11 Tetor, 2021

schedule 11:48 - 11 Tetor, 2021

Pfizer ishte kompania që na mundësoi 500 mijë dozat e para të vaksinës antiCOVID duke sjellë dhe nisjen e vaksinimit në vendin tonë. Drejtori Ekzekutiv i Pfizer-it, Albert Bourla ndodhet në Tiranë dhe sot së bashku me kryeministrin Edi Rama kanë vizituar në ambientet e Qendrës së Vaksinimit “Air Albania”.

Nga atje Borula tregoi detaje të vizitës së parë me Ramën në New York, duke thënë se e ka impresionuar për shkak se në një kohë kur askush nuk udhëtonte, ai preferoi të shkojë personalisht në zyrat e Pfizer. Duke e quajtur Ramën një lider jo vetëm të vendit tonë por edhe të ballkanit, Borula shtoi se kryeministri i ka dhënë dhuratë një pikturë të tij.

Dua të falënderoj kryeministrin që më ftoi në Shqipëri. Ai është një lidër jo vetëm në Shqipëri por dhe në Ballkan. Ai erdhi në new york për të folur për vaksinën, isha i suprizuar sepse asnjë na vizitonte në atë kohë sepse ishte periudhë e vështirë. Unë i  thashë për telefonatë por ai tha dua të vij vetë personalisht. Është e qartë që ai jo vetëm shqetësohet për vendin por ka një plan për vaksinimin.Isha i lumtur të ndihmojë Shqipërinë, jam i impresionuar me Ramën, që nga hera e parë ne jemi takuar përsëri dhe unë dua të them se s’do e harroj dhuratën që më dha një piktura të bërë nga vetë ai kur erdhi më vizitoi për herë të parë”, tha Borula.

Lexo edhe: Sherr me karrige kokës dhe të shtëna në mes të Tiranës, disa të plagosur, 5 të shoqëruar

Krah tij Rama e ka falënderuar publikisht Drejtorin Ekzekutiv të Kompanisë Pfizer duke e cilësuar një mik të Shqipërisë që na u gjend në një moment të vështirë, kur s’kishim shpresë për vaksinimin.

Është bërë një mik i Shqipërisë kur na hapi derën kur shkuan për Pfizer. Në një kohë që skishim asnjë prespektivë të qartë. Folëm gjatë në Neë York, na dha fjalën se do bënte gjithçka për ta zgjidhur,  falë angazhimit të tij ne morëm vaksina përpara të tjerëve. Dua tja shpreh dhe atij vetë në shqip atë që dua të përsëris, mirënjohje pafund për këtë ndihmë në mbrojtje të jetës së qytetarëve tanë”, shtoi drejtuesi i Pfizer. /be.k/Abcnews

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!