SHBA vret me dron liderin e grupit militant në Bagdad

schedule07:08 - 8 Shkurt, 2024

schedule 07:08 - 8 Shkurt, 2024

Një komandant i lartë i një grupi militant të mbështetur nga Irani është vrarë në një sulm me dron të SHBA-së në Bagdad.

Lideri i Kataib Hezbollah dhe dy roje të tij ishin në një automjet kur u vunë në cak në kryeqytetin e Irakut. Të tre kanë vdekur.

Pentagoni ka thënë se lideri militant ishte përgjegjës për drejtimin e sulmeve mbi forcat amerikane në rajon, raportoi BBC.

SHBA-ja e ka lidhur grupin militant me një sulm me dron në Jordani ku u vranë tre trupa amerikane.

Sulmi i së mërkurës ka ndodhur saktësisht mbi automjetin në lëvizje dhe ka shkaktuar shpërthime të mëdha të tjera. Një prej viktimave është identifikuar si Abu Baqir al-Saadi, komandant i lartë i Kataib Hezbollahut.

BBC-ja ka qenë në vendngjarje dhe ka raportuar se nga aty turma njerëzisht janë mbledhur dhe kanë brohoritur: “Amerika është djalli më i madh”.

Raportohet se turma është drejtuar nga Ambasada amerikane për të protestuar.

 

Sulmi vjen disa ditë pasi SHBA-ja lëshoi 85 sulme në Siri dhe Irak si kundërpërgjigje për sulmin vdekjeprurës mbi trupat amerikane.

Presidenti Joe Biden i përshkroi këto sulme si vetëm fillim i përgjigjes së SHBA-së.

Sulmi në kryeqytetin e Irakut do të shihet si përshkallëzim i madh në përgjigjen e SHBA-së. Sulmet e mëparshme kanë goditur vetëm zonën përgjatë kufirit Irak-Siri.

Menjëherë pas sulmit, grupet militante në vend bënë thirrje për hakmarrje kundër SHBA-së.

SHBA-ja ka rreth 2500 trupa në Irak dhe 900 në Siri në një mision për të ndaluar grupin terrorist të Shtetit Islamik.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!