SHBA vendos sanksionet e para ndaj firmave kineze që prodhojnë armë për luftën e Rusisë në Ukrainë

schedule21:19 - 19 Tetor, 2024

schedule 21:19 - 19 Tetor, 2024

SHBA ka vendosur sanksione ndaj dy furnizuesve të dronëve me bazë në Kinë dhe partnerëve të tyre të dyshuar rusë, hera e parë kjo që ka penalizuar kompanitë kineze për furnizimin e sistemeve të armëve të Rusisë për luftën e saj në Ukrainë.

Uashingtoni ka akuzuar prej kohësh Kinën për mbështetjen e përpjekjeve luftarake të Rusisë duke furnizuar mallra dhe komponentë me përdorim të dyfishtë, gjë që Pekini e mohon, shkruan CNN.

Por, në një njoftim të enjten, Departamenti Amerikan i Thesarit akuzoi kompanitë kineze për përfshirje të drejtpërdrejtë në furnizimet me armë në Moskë.

Kompanitë kineze kanë bashkëpunuar me kompanitë ruse të mbrojtjes në prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot me rreze të gjatë”, deklaroi departamenti.

Siç raportohet, dronët janë projektuar, zhvilluar dhe prodhuar në Kinë përpara se të dërgoheshin në Rusi për përdorim në fushën e betejës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!