SHBA vazhdon ‘sulmin’, Pompeo: Ka prova se koronavirusi doli nga laboratori i Wuhanit

schedule01:30 - 4 Maj, 2020

schedule 01:30 - 4 Maj, 2020

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ka thënë të dielën se ka dëshmi të shumta se pandemia e koronavirusit e ka origjinën në një laborator në Wuhan të Kinës.

“Ka dëshmi të mëdha se aty ka nisur kjo pandemi”, ka deklaruar Pompeo.

Por, ndonëse shumë kritik për mënyrën se si menaxhoi Kina këtë çështje, Pompeo ka refuzuar të thotë nëse mendon se virusi është liruar qëllimisht.

Ai ka insistuar se Pekini ka fshehur informacione të rëndësishme për shpërthimin dhe ka kërkuar që Pekini të japë llogari.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!