SHBA: Ukraina një frymëzim për botën e lirë

schedule11:04 - 26 Prill, 2022

schedule 11:04 - 26 Prill, 2022

Ministrat e mbrojtjes së NATO-s dhe BE-së janë mbledhur në Gjermani për të diskutuar ndihmën ushtarake të mëtejshme për Ukrainën, shkruan BBC.

Përpara nisjes së takimit, sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së Lloyd Austin vlerësoi “trimërinë dhe aftësinë” e forcave të armatosura të Ukrainës dhe tha se mbrojtja  e vendit kundër pushtimit rus do të hynte në histori.

Gjenerali Austin tha se forca e rezistencës ukrainase i kishte dhënë kohë NATO-s për t’i ofruar vendit pajisje dhe mbështetje. Ai tha gjithashtu se Rusia po kryente mizori në Ukrainë dhe lufta ishte një “sfidë për njerëzit e lirë kudo”.

Gjenerali Austin tha gjithashtu se gjatë takimit do të diskutohet ndihma ushtarake për Ukrainën gjatë luftës dhe mbështetja për vendin kur të mbarojë lufta.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!