SHBA-Turqi, marrëveshje për lirimin e pastorit amerikan

schedule23:29 - 11 Tetor, 2018

schedule 23:29 - 11 Tetor, 2018

Shtëpia e Bardhë ka arritur një marrëveshje me Turqinë për lirimin e pastorit evangjelist amerikan Endriu Branson, që aktualisht ndodhet në arrest shtëpie pas 21 muaj të kaluara në burg. Lajmin e bën të ditur rrjeti informativ amerikan NBC, që citon burime konfidenciale, sipas të cilave Branson mund të lirohet brenda pak ditëve. Sipas NBC, marrëveshja parashikon që pastori të lirohet pas rrëzimit të disa akuzave që rëndojnë ndaj tij në seancën gjyqësore të radhës, që mbahet ditën e premte. Rasti i Branson futi në konflikt Ankaranë me Uashingtonin, me këtë të fundit që vendosi një seri sanksionesh agresive, që rrënuan vlerën e lirës turke, duke futur ekonominë e vendit në kaos./abcnews.al