SHBA, Trump dhe drejtësia/ Gazetari: Ja tre arsyet pse do vijojë të mbështetet SPAK-u në Shqipëri

schedule22:27 - 7 Nëntor, 2024

schedule 22:27 - 7 Nëntor, 2024

TIRANË- Pavarësisht fitores së Donald Trump, SHBA do vijojnë të mbështesin reformën në drejtësi në Shqipëri.

Kështu u shpreh gazetari Trashëgim Sokolaj, i cili ishte  i ftuar në emisionin “360 gradë” në ABC News.

Ai renditi tri arsye, që sipas tij, konfirmojnë vazhdimësinë e mbështetjes amerikane për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri.

“Besoj se vazhdimësia amerikane për mbështetje e SPAK do jetë prezente, e para sepse SPAK ka ngritur deri tani disa çështje të rëndësishme, që janë në vazhdim. E dyta, sepse puna dhe rezultate e SPAK nuk varen vetëm me politikën amerikane, por lidhen direkt me integrimin në BE, me kapitujt e radhës për integrimin në BE. E treta, sepse ka një deklaratë permanente të DASH, që e konsideron SPAK si një nga instrumentet kryesore për luftën kundër korrupsionit dhe trafikut të korrupsionit në Shqipëri”, tha ai./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!