SHBA tjetër goditje Putin, dëbon spiunin rus

schedule19:35 - 1 Mars, 2022

schedule 19:35 - 1 Mars, 2022

Shtetet e Bashkuara kanë dëbuar një “operativ të inteligjencës” ruse që punon në Kombet e Bashkuara.

Lajmin e dha  një zëdhënës i Misionit të SHBA në OKB.

Më 28 shkurt, Shtetet e Bashkuara filluan gjithashtu procesin për të kërkuar largimin e një operativi të inteligjencës ruse që punon në Kombet e Bashkuara, i cili ka abuzuar me privilegjet e tij të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara”, thanë ata.

Ky është diplomati i 12 me bazë në misionin e Moskës në OKB në Nju Jork që dëbohet për përfshirje në aktivitete spiunazhi.

Rusia më herët ka thënë se do të hakmerrej për dëbimin e 12.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova tha se veprimi i SHBA “nuk do të mbetet pa një reagim të duhur dhe një përgjigje”. 

Shtetet e Bashkuara thanë se diplomatët e dëbuar ishin “operativë të inteligjencës” të cilët ishin “angazhuar në aktivitete spiunazhi që janë të dëmshme për sigurinë tonë kombëtare”. 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!