SHBA thirrje Izraelit të mbrojë civilët në Bregun Perëndimor

schedule09:45 - 29 Gusht, 2024

schedule 09:45 - 29 Gusht, 2024

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Izraelit të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur jetën e civilëve në Bregun Perëndimor, pasi forcat izraelite nisën një operacion të madh në veri.

“Ne i njohim nevojat reale të sigurisë së Izraelit, të cilat përfshijnë luftën kundër aktivitetit terrorist në Bregun Perëndimor.

“Në të njëjtën kohë, ne vazhdojmë të këmbëngulim që autoritetet izraelite të marrin masa për të mbrojtur të gjithë civilët”, tha në një deklaratë një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Ai shtoi se Shtëpia e Bardhë mbetet “thellësisht e shqetësuar për ruajtjen e stabilitetit në Bregun Perëndimor”.

/abcnews.al