SHBA, thellohet skandali ku është përfshirë producenti Weinstein

schedule18:54 - 28 Nëntor, 2017

schedule 18:54 - 28 Nëntor, 2017

Akuza të reja kanë dalë në dritë kundër producentit hollivudian, Harvei Uenstein. Këtë herë një aktore britanike e ka akuzuar atë për shfrytëzim prostitucioni.
Producenti hollivudian, Harvei Uenstein, i cili është në qendër të skandalit për ngacmime seksuale, është akuzuar edhe për shfrytëzim prostitucioni. Në një rast të prezantuar në Nju Jork, aktorja britanike Kadian Nobël, shprehet se kompania e producentit ka “thjeshtuar me vetëdije” udhëtimet jashtë vendit të Uenstein. Gjatë tyre, ai ka “rekrutuar me dhunë aktore për takime seksuale nën premtime false për punë”.
Në këtë mënyrë është zgjeruar edhe më tej skandali që lidhet me shantazhet e përfitimeve seksuale nga producenti i njohur hollivudian.
Aktorja britanike denoncon se ish-numri një i “Miramaks” e ka detyruar të kryejë akte seksuale në një dhomë hoteli me rastin e festivalit të Kanës në 2014. Në akuzë konfirmohet se Uenstein thërritur edhe një producent tjetër të kompanisë, i cili i tha aktores se duhet të tregohet “një vajzë e mbarë dhe të bëjë çfarëdolloj gjëje që ai dëshironte”.
Duke i kërkuar këtë, producenti i ka premtuar se do t’a lejojë që të punojë përsëri me kompaninë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!