SHBA, tërmeti 6-ballësh trondit Oregonin

schedule21:44 - 22 Gusht, 2018

schedule 21:44 - 22 Gusht, 2018

Një tërmet me magnitudë 6.2 ka tronditur të mërkurën Oregonin, në Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar panik tek banorët. Instituti gjeologjik amerikan ka bërë me dije se tërmeti është verifikuar në orët e mëngjesit, me orën lokale, me epiqendër në oqeanin Paqësor dhe në një thellësi prej 10 kilometrash.

Lëkundja e fuqishme sizmike është pasuar nga një tjetër, e regjistruar rreth 2 orë më vonë, me fuqi 3.5 ballë. Banorët e Oregonit janë trembur nga mundësia e ndonjë tsunami, nisur nga fakti se epiqendra e lëkundjes ishte në det, por autoritetet kanë deklaruar se nuk ka vend për rrezik.

Tërmeti është ndjerë edhe në qytete të tjera si Salem, Kokile, deri në Vankuver të Kanadasë. Për fat të mirë nuk ka patur të lënduar apo dëme materiale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!