SHBA tërheq të gjithë trupat nga baza e Kandaharit në Afganistan

schedule12:45 - 14 Maj, 2021

schedule 12:45 - 14 Maj, 2021

Shtetet e Bashkuara kanë tërhequr të gjitha trupat nga Kandahari, baza ajrore në Afganistanin jugor, njoftuan sot autoritetet afgane.

“Kjo bazë nuk na është kthyer zyrtarisht, por unë mund të konfirmoj se ajo u braktis të mërkurën,” tha Hoxha Yaya Alawi, zëdhënës i ushtrisë afgane në Kandahar. “Ata ua dorëzuan të gjitha lehtësitë forcave afgane,” tha drejtori i aeroportit të Kandahar.

Dorëzimi zyrtar i pushtetit do të bëhet pas Fiter Bajramit, festa myslimane që vazhdon deri nesër dhe që shënon fundin e agjërimit të Ramazanit, njoftuan të dy zyrtarët. Kjo bazë ishte në të njëjtën kohë e dyta më e rëndësishme për trupat amerikane dhe ndërkombëtare të pranishme në vend.

Provinca Kandahar është një bastion i vjetër i talebanëve në Afganistanin jugor dhe në muajt e fundit ka qenë skena e përplasjeve midis kryengritësve dhe forcave afgane.

Një armëpushim tre-ditor filloi dje, të enjten, midis të dy palëve me rastin e Fiter Bajramit, pas javësh luftimesh të ashpra në të gjithë vendin. Ushtria amerikane nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment.

Uashingtoni dhe NATO janë zotuar të tërheqin të gjitha trupat e tyre në Afganistan deri më 11 shtator, data e 20 vjetorit të sulmeve të vitit 2001. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!