SHBA-të vendosin sanksione të reja ndaj Rusisë, në shënjestër njerëzit dhe organizatat që ndihmuan furnizimin e Moskës me armë

schedule20:34 - 14 Nëntor, 2022

schedule 20:34 - 14 Nëntor, 2022

Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë, duke shenjës truar 14 individë, 28 subjekte dhe tetë avionë.

Sipas deklaratës së postuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, sanksionet e reja janë vendosur ndaj një rrjeti  individësh dhe kompanish që furnizojnë Rusinë me teknologji ushtarake, duke lejuar kështu ushtrinë ruse të vazhdojë luftën e saj nëntëmujore në Ukrainë.

Uashingtoni ka vënë sanksione edhe ndaj firmave të mëdha industriale ushtarake në Rusi, dhe ka bërë lëvizje për të ndërprerë eksportet e komponentëve të prodhuar nga Amerika dhe teknologjive amerikane që janë përdorur në disa nga pajisjet ushtarake të Rusisë.

Kjo e ka shtyrë Kremlinin të kërkojë furnizues të tjerë ushtarakë si Irani, i cili ka furnizuar Moskën me dronë, që thuhet se janë pjesë e breshërisë së sulmeve ajrore të Rusisë ndaj Ukrainës.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndërpresin zinxhirët e furnizimit ushtarak të Kremlinit dhe t’i mohojnë Rusisë pajisjet dhe teknologjinë që i nevojiten për të zhvilluar luftën e saj të paligjshme kundër Ukrainës”, tha sekretarja e Thesarit amerikan, Janet Yellen.

“Veprimet e sotme demonstrojnë përkushtimin e palëkundur të Thesarit për të vënë në shënjestër njerëzit në mbarë botën që ndihmojnë përpjekjet e Putinit dhe elitat mike që financojnë regjimin e tij. Së bashku me koalicionin tonë të gjerë të partnerëve, ne do të vazhdojmë të përdorim sanksionet tona dhe kontrollet e eksportit për të dobësuar ushtrinë ruse në fushëbetejë”, tha ajo.

Sekretarja amerikane e Thesarit Janet Yellen ka theksuar se përfundimi i konfliktit të armatosur në Ukrainë do të ishte mënyra më e mirë për të zbutur vështirësitë me të cilat po përballet ekonomia botërore./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!