SHBA deklaron se urdhri i Rusisë për të dërguar trupa ushtarakë në Ukrainën lindore përbën “fillimin e një pushtimi”.
Duke folur për CNN, zëvendës-këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA-së, Jonathan Finer tha “ne mendojmë se ky është, fillimi i pushtimit të Rusisë ndaj Ukrainës”.
“Pushtimi është pushtim, dhe kjo është ajo që është duke u zhvilluar aktualisht”.
Gjithashtu ai tha se së shpejti SHBA do vendosë sanksionet “të rënda” si përgjigje ndaj veprimeve të Rusisë Kërcënimi i BE-së, Bjellorusia planifikon të blejë avionë dhe armë nga Rusia.
Lexo edhe: Kriza Rusi-Ukrainë dhe familjet e ndara nga konflikti
Ndërkohë Gjermania ndaloi përkohësisht procedurën e autorizimit për Nord Stream 2.
Kancelari gjerman i kërkoi Ministrisë Federale të Ekonomisë të ndërmarrë hapat e nevojshëm administrativë në mënyrë që të mos bëhet asnjë certifikim i gazsjellësit për momentin.
“Dhe pa këtë certifikim, Nord Stream 2 nuk mund të vihet në shërbim”
Scholzi vuri në dukje se masat e marra nga Rusia në lidhje me Ukrainën lindore përfaqësojnë ndryshimin e situatës. Prandaj, situata duhet të rivlerësohet, “veçanërisht në lidhje me Nord Stream 2”.
Pas pezullimit të Nord Stream 2 ka ardhur edhe reagimi i Moskës. Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, i është përgjigjur njoftimit të Gjermanisë të martën se do të ndalonte certifikimin e gazsjellësit Nord Stream 2, duke paralajmëruar një rritje të madhe të çmimeve të gazit natyror për Europën.
Me anë e saj edhe Britania e Madhe aplikoi sanksione kundrejt pesë bankave dhe 3 miliarderëve rusë.
Kryeministri britanik paralajmëroi deputetët për “një krizë të zgjatur”. Ai shtoi se “breshëria e parë” e sanksioneve do të zgjatej nëse situata përshkallëzohej më tej. BE dhe SHBA kanë vendosur gjithashtu sanksione.
Ndërkohë Gjermania pezulloi përkohësisht projektin e gazsjellësit nga Rusia “Nord Stream 2”.
Kancelari gjerman i ka kërkuar Ministrisë Federale të Ekonomisë të ndërmarrë hapat e nevojshëm administrativë në mënyrë që të mos bëhet asnjë cxertifikim i gazsjellësit për momentin.
“Dhe pa këtë certifikim, Nord Stream 2 nuk mund të vihet në shërbim”. Edhe ministrat e mbrojtjes së BE-së dënuan veprimet e Rusisë , duke cilësuar njohjen e rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut si shtete të pavarura “akt të pajustifikueshëm”.
Në një konferencë për shtyp, sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar tha se njohja e dy republikave ishte jo vetëm kundër ligjit ndërkombëtar, por gjithashtu në thelb ka shkelur marrëveshjet e Minskut.
Ben Wallace tha se do të vendosen më shumë sanksione kundër Rusisë dhe theksoi rëndësinë e masave si një hap për të “bllokuar” aleatët. Ministrat e mbrojtjes nga shtetet baltike kanë bërë thirrje për vendosje e më shumë forcave të NATO-s dhe për më shumë mbështetje ushtarake. /abcnews.al/